Tre turistët e rinj zviceranë: U tronditëm nga vizita në Kosovë

Tre turistët e rinj zviceranë: U tronditëm nga vizita në Kosovë

Tre 18-vjeçarë nga Zvicra përjetuan pushime verore të ndryshme nga të gjithë shokët e tyre. Ata vizituan Kosovën për një javë, me qëllim që t’ia mësojnë gjuhën angleze komunitetit rom.

Robin Huber, Leonardo Mastragiacomo dhe Nico Polli, erdhën në Kosovë gjatë verës për t’ua mësuar gjuhën fëmijëve romë në Kosovë. Tre të rinjtë kishin qëllimin që këtij komuniteti t’i ndihmojnë të luajnë dhe të argëtohen gjatë verës, shkruan Insajderi.

Por tre të rinjtë ishin tronditur posa kishin mbërritur në Prishtinë.

“Ne u përballëm me varfëri në qytet”, kujton Robin. Por sipas 18-vjeçarit kjo nuk krahasohej me atë që prisnin në fshatin rom, jo shumë larg Prishtinës.

“Jo shumë larg Prishtinës, njerëzit jetonin në kushte të vështira”, përshkruan Leonardo.

“Fëmijët ishin shumë keq të ushqyer, disa prej tyre ishin të sëmurë”, tha një vizitore tjetër Nico.

Por sipas vizitorëve, përshtypje iu bëri lumturia që kishin këta fëmijë pavarësisht rrethanave të tjera.

Tre turistët nga Zvicra deklaruan për Winterthurer-zeitung.ch se në verën e vitit të ardhshëm do të kthehen përsëri për ta vizituar Kosovën. /Insajderi.com /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy