Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Bordit të Paqes në Washington D.C., ku shprehu mbështetjen për këtë nismë, por gjithashtu preku edhe çështje të ndjeshme ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Gaza dhe kërkesën e prokurorit në Hagë për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kritik ndaj qëndrimit të Ramës, duke deklaruar se kryeministri ka nisur një “joshje personale” ndaj Donald Trump.
Trump mund të mos ketë rënë në dashuri me Ramën, por e trajton si çdo lider tjetër të planetit. E dyta, a ka sot Rama një marrëdhënie siç kishte me administratën e kaluar demokrate? Mendoj se jo. Në frymën e fjalimit, është një frymë fjalimi, as për të joshur administratën, por për të joshur një narciz që komandon sot SHBA-të.
Edhe kjo që bëri UÇK, që ti i drejtohesh presidentit, tregon se nuk ka patur as 30 sekonda komunikim, për të thënë publikisht atë që nuk e thotë dot privatisht.
Goditi OKB, "gjigand në agoni", totalisht çfarë thotë Trump. Ke përballë një narcist dhe nuk do të sillesh siç sillesh me Presidentin e Amerikës, por siç sillesh me narcistin. Qëndrimi për të fajësuar vetëm 7 shtatorin e Hamas ishte i turpshëm. Në një kohë që drejtësia ndërkombëtare, e cilëson Izraelin dhe Netanyahun si shtet që ka ushtruar genocid, Rama i shkon të njëjtës linjë.
E treta, krahasoni pak Ramën që bënte humor me Macronin, duke u tallur me shmangiet e luftrave që bënte Trump, me Ramën e sotëm që ngre lart marrëveshjen Vuçiç-Avdullah Hoti me Trump, që ishte qesharake.
Ta trajtosh këtë marrëveshje si pragun e një marrëveshje finale, është të shtrembërosh historinë. Rama nuk është dele e zezë për Trump, por ka filluar një joshje personale ndaj Trump.
Këto qëndrime nuk janë të një shtetari normal, por të një njeriu që do të përkëdhelë dhe të bjerë në sy të Trump.



