Ankohet Moska: Nëndetësja e Holandës po na spiunon

Ankohet Moska: Nëndetësja e Holandës po na spiunon

Rusia akuzoi sot një nëndetëse holandeze se po përpiqej të mbikëqyrte aeroplanmbajtësen dhe anijet e saj shoqëruese të dislokuara në Mesdhe, duke denoncuar për manovra “të rrezikshme”.

“Anijet antinëndetëse ruse ‘Severomorsk’ dhe ‘Admiral Kulakov’ detektuan sot një nëndetëse të forcave detare të Holandës në përpjekje për t’u afruar pranë grupit të aeroplanmbajtëses ruse të Flotës së Veriut në lindje të detit Mesdhe”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

”E pikasur për herë të parë nga helikopterë antinëndetëse, nëndetësja holandeze ndodhej në një distancë rreth 20 kilometrash nga luftanijet ruse”, sipas së njëjtit burim.

“Anijet kanë ndjekur manovrat e saj për më shumë se një herë duke e detyruar të largohej nga zona e dislokimit të grupit të aeroplanmbajtëses ruse”, saktësoi deklarata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy