Klima, Guterres: Jemi në prag të ndryshimeve të pakthyeshme që minojnë të ardhmen e planetit

Klima, Guterres: Jemi në prag të ndryshimeve të pakthyeshme që minojnë të ardhmen e planetit

Ne jemi në prag të ndryshimeve të pakthyeshme që minojnë të ardhmen e planetit. Pasojat do të jenë shkatërruese, pjesë të ndryshme të planetit tonë do të jenë të pabanueshme dhe për shumë ky është një dënim me vdekje.

Sot prodhuesit e karburanteve fosile dhe mbështetësit e tyre vazhdojnë të garojnë për të zgjeruar prodhimin , duke e ditur fare mirë se modeli i tyre i biznesit nuk është në përputhje me mbijetesën njerëzore. Kjo çmenduri i përket fantashkencës, por ne e dimë se kolapsi i ekosistemit është një fakt i ftohtë dhe i ashpër shkencor.

Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së foli më pas për situatën aktuale gjeopolitike dhe ekonomike botërore, duke thënë: Unë mendoj se jemi në situatën më të keqe që kam parë në jetën time.

"Unë nuk e kam përjetuar Luftën e Dytë Botërore", tha Guterres përpara se të provonte një krahasim me Luftën e Ftohtë, duke thënë se atëherë situata ishte "më e thjeshtë" sepse "kishte dy blloqe", por " mekanizma të qartë ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy