Vodhën para në një zyrë ndërtimi në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Vodhën para në një zyrë ndërtimi në Vlorë, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale S. C., i cili dyshohet se ka vjedhur në kërcënimin e armës kallashnikov një shumë parash në zyrën e një firme ndërtimi. Bëhet me dije se vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të 32-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti i dyshuar i përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Outsider”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, në fshatin Dukat i Ri. Operacioni, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum, si dhe nga strukturat hetimore të DVP Vlorë.

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov, vodhën një shumë parash, në zyrën e një firme ndërtimi, falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vjedhjes. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. I arrestuari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje.

Policia sekuestron automjetin e dyshuar të përdorur për kryerjen e vjedhjes dhe një celular.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në zyrën e një firme ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Outsider”, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduralo-hetimore, me mbështetjen e inteligjencës informative, është zbardhur ky rast vjedhjeje, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit S. C.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy