Bosnjë, gjykata rrëzon të dhënat e Sky ECC: Nuk konsiderohen prova. Manjani: Duhet të ndodhë edhe në Shqipëri

Bosnjë, gjykata rrëzon të dhënat e Sky ECC: Nuk konsiderohen prova. Manjani: Duhet të ndodhë edhe në Shqipëri

Gjykata Kantonale në Tuzla të Bosnjës ka hedhur poshtë provat e marra nga komunikimet e enkriptuara SKY ECC, lidhur me një çështje të krimit të organizuar.

 

Në një çështje pjesë e së cilës janë disa persona si pjesë e grupeve kriminale, gjykata rrëzoi plotësisht përdorimin e komunikimeve të platformës së enkriptuar SKY ECC si provë në proces, duke goditur një praktikë që ka qenë themeli i hetimeve kundër krimit të organizuar në Ballkan vitet e fundit.

 

Sipas vendimit, provat e siguruara përmes SKY ECC nuk plotësojnë kushtet minimale të transparencës dhe ligjshmërisë, pasi,  mungon çdo dokument që tregon kush, kur, dhe me çfarë autorizimi janë kryer përgimet, të dhënat nuk janë të verifikueshme nga mbrojtja,  operacioni i dekriptimit dyshohet se ka qenë survejim masiv, jo përgjim i synuar dhe materiale të tilla cenojnë nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton gjykim të drejtë dhe kontradiktor.

 

Lidhur me rastin, avokati Ylli Manjani shkruan në një postim në rrjete sociale, se duhet të vlejë edhe për drejtësinë në Shqipëri. 

 

Janë përgjime masive, jo të individualizuara; janë të papërdorshme se nuk dihet se çfarë janë e nga vijnë këto të dhëna; janë të dhëna që vetëm shërbimet sekrete i sigurojnë dhe i përdorin për qëllimet e tyre; janë jo autentike dhe nuk mund të nxjerrësh konkluzione të drejta mbi to.

Ky vendim pason një seri rrëzimesh të provave SKY dhe ANOM në vende të tjera. 

 

Në SHBA, në rastin ndaj malazezit Goran Gogić, prokuroria u detyrua të tërhiqte mesazhet e SKY pasi gjykata sinjalizoi se do t’i përjashtonte. 

 

Në Zvicër, në gusht 2025, një gjykatë kantonale i shpalli të pavlefshme të gjitha të dhënat e SKY për shkak të shkeljes së parimit të territorialitetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy