
Një javë pak më të trazuar për të 12 shenjat e Zodiakut, e ka vlerësuar astrologia Denisa Shyle, parashikimin për javën që po hymë.
Nga studio e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” ajo sjell parashikimin e të 12 shenjave të horoskopit.
Dashi
Ndikimi më i madh te kjo shenjë. Ndikimi më i madh është për veten e tij dhe me partneritetet. vazhdojnë të kenë një energji pak më të ulët por kjo javë do të jetë pak më mirë.
Demi
Ndikimi më i madh për ta, do të jenë pak frymë më aventurier, do të jenë pak më aktiv. Ndikim s ai përket komunikimit dhe të ardhurave të tyre materiale, sidomos sa i takon bashkëpunimeve.
Binjakët
Ndikohen automatikisht nga ndikime të mëdha, dhe atë dramën e kanë brenda vetë së tyre dhe e kanë të ngadalësuar këtë javë. Mund të kenë probleme por do të kenë edhe zgjidhje që nuk do tua marrë mendja. Këtë javë do të jenë më pasionantë ndaj partnerëve të tyre.
Gaforrja
Do të kemi një ndikim të madh s ai përket karrierës. Janë në një fazë që kanë Marsin në shenjë dhe është në kënd negativ me Diellin, prandaj këto ndikime duhet përdorur mirë. Do të ketë zhvillime të mëdha, dhe njohje të shumta sidomos nga shoqëria, mund të njihet me personin e duhur.
Luani
Kemi ndikime pozitive megjithatë bota e tyre e brendshme është pak e ngatërruar, por s’do të thotë se do jetë shumë problematike. Në komunikim do të jenë shumë pozitiv.
Virgjëresha
Aktualisht ana pozitive që kanë është se kanë në rritje shumë të madhe materiale, nuk presin nga të tjerët do i bëjnë vet. Kjo javë do të kenë një vetëvlerësim shumë të madh. Komunikimin mund ta kenë pak më të vrazhdë duke u fokusuar në detaje që nuk kanë shumë nevojë.
Peshorja
Është stina e saj dhe ndikimi më i madh është lidhur me veten e saj. Ndikim në partneritete në përgjithësi, pika do të ndikohen me tepër janë këtu. Mund të dalin në skenë personale që i kanë pasur në jetë në një kohë të gjatë dhe mund ti shohin në anë të ndryshme. Mund të ketë edhe mbyllje kontratash.
Akrepi
Edhe këta kanë këtë javë një botë të ngatërruar, por do të fillojnë të dalin në skenë personazhe dhe situata që mund të mua ua kenë të me të mira. Por janë në një fazë pozitive, kontakte mund të shtohen dhe ana materiale mund të fillojë të rritet.
Shigjetari
Është shumë i ndikuar prandaj këtë periudhë mund të ndjehen të ngadalësuar. Mund të përballen me probleme sa i takon komunikimit, por nuk është se është diçka negative. Kjo është se ata janë persona që marrin zjarr por në këtë periudhë do të kenë një mundësi për zhvillim.
Bricjapi
Janë në fazën tyre të fundit që është problematikë, për këta problemet mund të dalin të shtëpia e tyre dhe brenda familjes,. Por këto probleme, kalojnë se jemi në një fazë shërimi sa i takon problemeve në përgjithësi, komunikimi është pak më i thelle këtë javë. Do të kenë rritje sa i takon karrierës.
Ujori
Është në një fazë pozitive, kanë fat. Mund të kenë disa rikthime nga e shkuara, komunikimi do të jetë i rëndësishëm për lidhje te reja ju këshilloj të jenë më të kujdesshëm. Do të kenë një rritje kolosale në karrierë.
Peshqit
Në këtë javë do të kenë temë kryesore, kontrata dhe marrëveshjet, ato mund të burojnë ehe nga vendi i tyre të punës. Do ti ndihmojnë për të ardhura materiale. Me hënë e plotë do të fillojnë të zgjidhin anën e tyre materiale.



