Daçiç pranon “autogolin” për votën mbi Krimenë: Po të ishte Kosova?!

Daçiç pranon “autogolin” për votën mbi Krimenë: Po të ishte Kosova?!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një prononcim për media, ka porositur diplomatët e huaj në Beograd se Serbisë nuk ka nevojë që t’i jepen leksione dhe të ndërhyjnë në politikën e vendit.

Daçiç, me rastin e deklaratës së ambasadorit të Ukrainës, Alexander Alexandrovich, se Serbia me votën kundër rezolutës së Krimesë bëri autogol, tha se ai nuk ishte i sigurt nëse ata që kanë votuar për projektrezolutë për Krimenë do të votonin po ashtu nëse do bëhej fjalë për Kosovën.

“Unë ua heqë kapelën të gjithë atyre që votuan kundër Rusisë për Krimenë, po që se shkruajnë ashtu për Kosovën kur bëhet fjalë për integritetinterritorial të Serbisë”, ka thënë Daçiç.

Daçiç ka përsëritur se “Serbia votoi kundër rezolutës së OKB­së për Krimenë për shkak të tekstit jashtëzakonisht të ashpër më të cilin sulmohej Rusia”.

Ai përsëriti se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës. Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Alexander Alexandrovich, ka dalë me deklaratë negative ndaj votës së Serbisë kundër Rezolutës së OKB­-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në Krime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy