Kroçiera “Nautica” me turistë nga 18 vende të ndryshme të botës ndalet në portin e Durrësit

Kroçiera “Nautica” me turistë nga 18 vende të ndryshme të botës ndalet në portin e Durrësit

Ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit kroçiera “Nautica”. Anija turistike është ankoruar në kalatën portuale numër 5.

Anija ka në bord 648 turistë nga 18 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si Australia, Amerika e Veriut, Zelanda e Re,  por nuk mungojnë edhe vizitorët nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Poloni.

Turistët do të vizitojnë sitet turistike dhe ato të trashëgimisë kulturore të qytetit bregdetar dhe zonave përreth.

Kjo është hera e dytë brenda muajit që kroçiera “Nautica” ndalet në bregdetin e Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy