Kalemaj: PS nuk po e mbron Veliajn. Kryebashkiaku është një “kufomë politike” (VIDEO)

Kalemaj: PS nuk po e mbron Veliajn. Kryebashkiaku është një “kufomë politike” (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj duke folur në Mcn Live tha që Partia Socialiste nuk po e ndihmon Veliajn dhe as po e mbron nga pikëpamja politike dhe juridike. 

 

Sipas Kalemajt Veliaj është një “kufomë politike”. Politologu po ashtu vë në dukje se Ogerta Manastirliu nuk ishte një zgjedhje rastësore, por e mirëmenduar nga Rama. 

 

E përjashtoj apriori skenarin që ata e bëjnë për ta ndihmuar Erion Velijn. Veliaj s’është marrë në mbrojtje politike dhe as juridike nga partia ku ai ka qenë eksponenti i dytë apo i tretë më i rëndësishëm. Janë avokatët e tij që janë ankuar për shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut. E përjashtoj këtë si mundësi. PS s’është duke e ndihmuar z.Veliaj, por natyrisht PS dhe këshilltarët e saj bashkiakë s’po mundohen gjithashtu që të gjejnë një artific që z.Veliaj ta përdorur për të mbajtur peng Bashkinë e Tiranës, pasi znj.

 

Manastirliu ishte zgjidhja e duhur për të dhënë dike që e njeh bashkinë dhe ka punuar me Ramën, përfaqëson fluksin e ish-drejtoreshave të bashkisë që janë poli më i fuqishëm brenda PS-së, ai mban një profil më të ulët politik dhe e lë mënjanë nga skandalokracia, dhe është një përzgjedhje politike, sepse është anëtare kryesie, drejtuese politike e Tiranës. Ka qenë një zgjedhje e mirëmenduar kohë më parë dhe jo një zgjedhje rastësore. Veliaj për fat të keq është një ‘kufomë politike’. Referuar ‘kafshës politike’ që thotë Aristoteli, në momentin aktual s’i volit PS-së dhe nuk sjell kapital të shtuar”.

Kalemaj tha që i emëruari si kryetar i përkohshëm bashkie në Vlorë, Elis Halili, është inxhinier që vjen nga kompania “Fusha shpk”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy