Avokati Kujtim Cakrani pas kontrollit të ushtruar në banesat e të afërmve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe sekuestrimin e telefonit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ngre si problem standardin e dyfishtë të ndjekur nga SPAK.
Duke folur për MCN Live, ai tha se në Kodin Penal përcaktohen masa ndaluese dhe ato shtrënguese, ku parashikohet që nga heqja e pasaportës, detyrim paraqitje e deri te masat më shtrënguese si arrest shtëpia apo arrest me burg.
Cakrani shtoi se minimumi që duhet bërë për rastin në hetim, është të ndalohet ushtrimin e funksionit publik, pasi përbën rrezikshmëri për prishjen e provave, për intimidim dhe largim.
Nëse ndaj Ilir Metës merr masa sigurimi dhe ndaj atij që është duke ushtruare funksion publik, ti nuk merr asnjë masë sigurimi ndaj Veliajt.
Këtu shoh si problem dy standardit. Le të hetohet, por duhet të ndalohet ushtrimi i funksionit publik.
Kur doli zonja Xoxa nga garazhi, doli me një makinë që bënte 120 mijë euro.
Nuk dua të hyj te pasuria e Veliat, problemi është te kjo strukturë që po heton, ata që janë në pushtet dhe ata që janë në opozitë.
Ndaj lind e drejta që të thuhet se këta përdorin SPAK.
Veliaj duhet të ishte me masë sigurimi sot, minimumi arrest në shtëpi, që të mos ushtronte funksionin publik.
Nuk them që të shkojë në burg, por të hetohet në format që përcakton Kodi i Procedurës.
Duhet të hetohet kushdo që ka kryer korrupsion dhe vepra të tjera penale. Në rastin e atyre që ushtrojnë funksione publike, Kodi Penal e ka përcaktuar.
Kur hetohet zoti Dako me masë sigurimi për një leje që ka dhënë në 2008, Erion Veliaj nuk hetohet me masë sigurie, ndërkohë që bën krime akoma.
Kur nis hetimi pasuror ndaj një zyrtari, SPAK vepron në bazë të ligjit Antimafia dhe e shtrin veprimin në të gjithë rrethin familjar.
Prokuroria nuk merret me fjalët e Veliajt, por me veprimet e Veliajt. Deri sa hyri në politik këta nuk kanë pasur as shtëpi, as biznes, asgjë.
Por sa hyjnë në politikë, këta zotërinj na bëhen biznesmen. Erion Veliaj nuk është njeri i varfër.



