Video/ Kërkime për biznesmenin turk Ozer në Shqipëri! Policia shqiptare nuk jep detaje

Video/ Kërkime për biznesmenin turk Ozer në Shqipëri! Policia shqiptare nuk jep detaje

Një ditë pasi mediat turke njoftuan arratisjen në Shqipëri të biznesmenit Faruk Fatih Ozer nuk mohojnë që ndaj tij të jetë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Të rezervuar për të dhënë detaje mbi kërkesën e Interpol, autoritetet policore shqiptare i konsiderojnë konfidenciale të dhënat për strehimin e mundshëm të Ozer në vendin tonë.

Faruk Fatih Ozer, themelues i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, po kërkohet me akuzën e "mashtrimit”,  përmes sistemeve të informacionit, bankave ose institucionet e kreditit.

Biznesmeni turk, dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona, teksa Prokuroria Republikane në Stamboll ka njoftuar se po e heton kompaninë Thodex pas ankesave nga përdoruesit.

Özer dyshohet të jetë arratisur nga Turqia më 20 prill në Shqipëri, ndërsa mediat turke raportojnë se ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu ka zhvilluar një telefonatë me homologun shqiptar Bledar Çuçi për kapjen e Özer-it, ashtu sikurse më herët ka pasur edhe bisedë telefonike mes dy drejtorëve të policive të dy vendeve.

Aktualisht Policia turke ka ndaluar 62 persona, si pjesë e hetimit për shkëmbim të kriptovalutave, të cilët po akuzohen për mashtrim të investitorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy