Qeveria e re në Maqedoni/ Ratkoceri: Sfidë zgjidhja e mosmarrëveshjes me Bullgarinë (VIDEO)

Qeveria e re në Maqedoni/ Ratkoceri: Sfidë zgjidhja e mosmarrëveshjes me Bullgarinë (VIDEO)

Pas më shumë se dy muaj debatesh të forta mes opozitës dhe mazhorancës, qeveria e të mandatuarit Dimitar Kovaçevski u votua në Kuvend për të qeverisur vendin deri në zgjedhjet e radhës parlamentare, duke qenë kështu vazhdimësi e qeverisë së Zoran Zaev, dorëhequr në fund të tetorit.

Por sfidat të cilat duket se e presin qeverisjen e re, i komunikoi përmes një komunikimi me skype, botuesi i gazetës “Koha” në Shkup, Arben Ratkoceri.

Në gjykimin e tij, qeverinë Kovaçevski e presin detyra të shumuta politike, integruese dhe çështje të tjera ekonomike e jo vetëm.

“Çështjet më të nxehta që prekin aktualisht Maqodoninë e Veriut, janë procesi i integrimit, çështja me Bullgarinë, pastaj sfidat tjera që kanë të bëjnë me energjetikë dhe çështja me pandeminë.

Me gjithë këtë, sfidë tjetër thotë botuesi Ratkoceri, është debati me opozitën e cila pos tjetrash ka kundërshtuar me forcë votimin e kësaj qeverie, por që sipas tij, nuk parashikohen zgjedhje të parakohshme, sepse nuk do ta lejonte BDI e Ali Ahmetit.

“Opozita gjatë dy ditëve debat ka kundërshtuar me forcë votimin duke e konsideruar jolegjitime këtë qeveri, kjo për shkak se sipas saj nuk është votuar nga populli. Por mendoj se megjithatë ka jetëgjatësi, dhe se nuk do te ketë zgjedhje të parakohshme. Opozita kapet te rezultati i fundit i zgjedhjeve vendore, ajo ngulmon në zgjedhje të parakohshme, duke u nisur nga rezultati paraprak që  kishin në zgjedhje lokale. Porse faktori kryesor se a do të ketë zgjedhje të parakohshme është BDI e Ali Ahmetit, e cila si parti është kundër zgjedhjeve të parakohshme, dhe nuk do ta lejoj mbajtjen e tyre.

Një temë mjaft e nxehtë sipas gazetarit Ratkoceri, është edhe fakti sesa kjo qeveri do të jetë në gjendje të zgjidh mosmarrëveshjen me Bullgarinë

“Duke ditur sfidën që ka MV me Bullgarinë, kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov sot do të arrijë në Shkup, dhe i njëjti njihet për një qasje më liberale në krahasim me ish-ministrin Radel, kjo të çon të mendosh se ka një dozë optimizmi që të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, sepse është shumë i thellë, por duhet që Bullgaria të jetë më fleksibile dhe të lejoj fillimin e negociatave dhe në këtë mënyrë të përmbyllet kontesti mes Bullgarisë dhe MV.

Sipas Ratkocerit, në rrafshin medial, po flitet për një ndërhyrje të mundshme të Francës për një presion ndaj Bullgarisë.

“Në MV nuk ka ndërhyrje të shumta nga ambasadat e huaja, d.m.th. nuk kanë autoritet siç ka Ambasada amerikane në Shqipëri, dhe nuk prononcohen në çdo problematike që mund të jetë e brendshme, përveç gjuhës së tyre diplomatike. Ka një shpresë, por flas më shumë në rrafshin medial , që po flitet se Franca, do të ushtrojë një lloj presioni ndaj Bullgarisë që të çbllokohet çështja e bllokimit të Bullgarisë dhe të fillohet me negociata”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy