Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë një tjetër gafë gjatë një fjalimi të mbajtur së fundmi në Las Vegas. Duke u kthyer pas në kohë, në takimin e G7-së në vitin 2021, Biden ngatërroi presidentin francez Emmanuel Macron me të të ndjerin Francois Mitterrand.
“Sapo u zgjodha President shkova në një takim të G7-ës në Jug të Anglisë. U ula dhe thashë, 'Amerika është rikthyer.' Dhe Mitterrand, nga Gjermania, dua të them, nga Franca - më vështroi duke thënë: " Për sa kohë jeni rikthyer?" ”, tha Biden.
Mitterrand shërbeu si president i Francës nga viti 1981 deri në 1995 dhe vdiq një vit pasi la detyrën, në moshën 79-vjeçare.
Transkripti zyrtar i fjalimit të Biden në Shtëpinë e Bardhë identifikon personin me të cilin ai bisedoi në eventin e G7, si Emmanuel Macron.
Udhëheqësi aktual i SHBA-së është shumë i prirur ndaj gafave, të cilët janë shpeshtuar kohët e fundit.
Kritikët mendojnë se gafa të tilla nga politikani 81-vjeçar lidhen me rënien e mprehtësisë mendore dhe kujtesës.
WATCH: Joe Biden says he recently met with “Mitterand from Germany.”
— Raheem. (@RaheemKassam) February 5, 2024
Mitterand was the FRENCH President between 1981 and 1995.
He also died in 1996. pic.twitter.com/W0YPBDp69n



