Biden: Trump një president që afrohet me diktatorët dhe ndez zjarrin e urrejtjes dhe përçarjes

Biden: Trump një president që afrohet me diktatorët dhe ndez zjarrin e urrejtjes dhe përçarjes

Në fjalimin e pranimit zyrtarisht të kandidaturës, Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 77-vjeçari Joe Biden, tha se Donald Trump e ka zhytur në errësirë Amerikën, duke sjellë “shumë zemërim, shumë frikë dhe shumë përçarje”.

 “Ju jap fjalën se nëse më besoni mua, unë do të mbështetem te gjërat pozitive tonat, jo tek ato negative. Do të jem aleat i dritës, jo i errësirës. Ka ardhur koha që të bashkohemi dhe të bashkuar ne do të kapërcejmë këtë periudhë errësire në të cilën ndodhemi”.

Biden shtoi më tej se zgjedhjet e ardhshme do të përcaktojnë se si do të jetë Amerika në 4 vitet e ardhshme.

“Janë zgjedhje jetike. Tani e dimë që ky president që kemi, nëse i japim edhe 4 vite të tjera, do të bëjë atë që ka bërë gjatë 4 viteve që kaluan. Një president që nuk merr përgjegjësi, refuzon që të udhëheqë, fajëson të tjerët, afrohet me diktatorët dhe ndez zjarrin e urrejtjes dhe përçarjes”, theksoi Biden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy