Rekord botëror i rasteve të reja ditore me koronavirus

Rekord botëror i rasteve të reja ditore me koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lajmëruar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord për sa i përket rasteve të reja me koronavirus.

OBSH deklaron se në të gjithë botën janë regjistruar 307,930 persona të prekur nga COVID-19.

Kjo nënkupton se në 24 orët e fundit OBSH-ja ka regjistruar rreth 1,000 raste më shumë sesa një javë më parë.

Organizata deklaroi më 14 shtator se përgjatë një dite janë regjistruar edhe 5,500 humbje jete, duke e çuar totalin e viktimave në 917,417.

Rritja më e madhe e infektimeve është raportuar në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil.

Në të gjithë botën deri më tani janë regjistruar 28.6 milionë raste me koronavirus, shumica e të cilave në kontinentin amerikan. Megjithatë edhe shtetet evropiane janë duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve në baza ditore.

Autoritetet kanë rikthyer masat e izolimit në rajonet më të prekura, teksa janë rritur thirrjet për vendosjen e maskave dhe respektimin e distancimit fizik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy