
Duket se ekziston një rrezik i lartë për t'u prekur sërish nga COVID-19 me variantin Omicron, sipas një studimi nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut.
Studiuesit analizuan 35,670 raste të riinfektimit në afro 2.8 milionë njerëz që rezultuan pozitivë me COVID-19 në Afrikën e Jugut.
Rreziku i riinfektimit ishte shumë më i lartë në nëntor, mes një rritjeje rastesh që i atribuohen variantit të sapoidentifikuar Omicron.
"Dëshmitë sugjerojnë se varianti Omicron është i lidhur me aftësinë thelbësore për të shmangur imunitetin nga infektimet e mëparshme," thonë studiuesit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte paralajmëruar se provat paraprake tregonin rrezik të lartë të riinfektimit me variantin e ri.
Shkencëtarët po punojnë për të përcaktuar nëse varianti ka të ngjarë të infektojë njerëzit që janë vaksinuar kundër virusit, por përcaktimi i kësaj mund të marrë kohë.



