Varianti “Delta”, Alimehmeti: Rrezikshmëria e ulët, zgjidhja më e mirë vaksinimi

Varianti “Delta”, Alimehmeti: Rrezikshmëria e ulët, zgjidhja më e mirë vaksinimi

Rreth 68% e infeksioneve me koronavirus në vendet europiane janë shkaktuar nga Delta, duke e bërë atë variantin dominant në kontinent. Teksa ky variant po përhapet me shpejtësi, në Shqipëri edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, ka mjaft raste të dyshuara infektimi. Për të diskutuar mbi këtë mutacion, në studion e lajmeve në MCN TV  ishte i ftuar mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, anëtar i përhershëm i Komisionit të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave.

Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se pavarësisht se janë në pritje të analizave mundësitë janë mjat të larta që Delta të qarkullojë edhe në vendin tonë, por sipas tij nuk ka vend për panik pasi incidenca është e ulët pavarësisht rasteve të infektimit në rritje.

Delta është shumë i përhapur, deri tani 70% e rasteve në botë janë nga varianti Delta, dhe kjo rritje rastesh në ditët e fundit në vendin tonë dhe fakti që shtetet e tjera fqinje e kanë konfirmuar të bën të mendosh që dhe te ne po qarkullon. Incidenca është e ulët pavarësisht se ka një rritje, por me shumë mundësi Delta është i pranishëm, megjithatë presim përgjigjet.

Ndërsa për “Deltën” po flitet se është më pak vdekjeprurës se variantet e tjera, por ndërkohë ai përhapet më shpejt, Alimehmeti theksoi se vaksinat ndaj këtij mutacioni janë një aleat kyç.

Një element është fakti kush e kaloi, sepse në bazë të studimeve personat kanë të njëjtën risk të ri infektimesh, por këtu kemi një siguri. Vaksinimi funksionon, pasi bie efektiviteti për infektimin. Për sa kohë flasim për vlera 90% sigurie nga vaksinat, këto janë të mira, por është e nevojshme të merren të dyja dozat. Një dozë e vetme ka një farë sigurie, por nuk ka atë mbrojtjen e plotë. Dy duket se janë mëse mjaftueshëm. Duket qartë prsh në Izrael, qe raste ka shumë, Anglia kalon rekordet, por rastet e rënda dhe vdekshmëria ka mbetur e ulur. Ky është elementi kyç që duhet të shohim. Rastet rriten por bien ato të vdekjeve.

Ndërsa në lidhje me shenjat, epidemiologu sqaroi se ato ngatërrohen shpesh me gripin sezonal, pasi ndryshe nga Covid origjinal, simptomat e Deltës janë të lidhur më shumë me dhimbje koke, fyti dhe sekrecione nga hundët.

Dhimbje koke, gryke dhe sekrecion nga hundët janë simptromat më të zakonshme të këtij varianti të cilat janë mjaft të ngjashme me gripin sezonal, ndërsa humbja shijes, nuhatjes nuk janë raportuar fare dhe në këtë rast njeriu mendon se është ftohur, por ky person nuk ruan të tjerët dhe ky është aleat për virusin për ta transmetuar te tjetri, por megjithatë vdekshmëria është relativisht në rënie. Idenë e zero covid qartësisht e kemi lënë pas krahëve. Shtete që kanë shkuar me teorinë 0 covid qartësisht mund ti shihni me karantinë. Vaksinimi është rruga e duhur për të shkuar para. Në emergjncë të evitojmë humbjet e jetëve dhe me vaksinat mund ta bëjmë. Fatmirësisht personat e shtruar janë të pavaksinuar dhe nuk e kanë kaluar më parë covid. Sot kemi armën që është vaksinimi. Natyra e viruse është se do vazhdojnë të prodhojnë variante. Nëse shohim një variant që kapërcen imunitetin natyror dhe i vaksinës do fillonim të shqetësoheshim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy