
Varianti Delta po përhapet me shpejtësi alarmante në Evropë dhe në botë.
Covid në Portugali
Në Portugali, varianti Delta tani përfaqëson 90% të rasteve të reja, më shumë se 2 mijë në ditë. Qeveria ka shpallur gjendjen e alarmit në 34 komuna, përfshirë Lisbonën, ku indeksi i transmetimit ka tejkaluar pragun e 120 rasteve për njëqind mijë banorë në 14 ditët e fundit dhe ku orari i lëvizjes mbyllet duke filluar nga 11:00, ndërsa puna në distancë është e detyrueshme kudo që të jetë e mundur. Situata e vështirë e infeksioneve është rikthyer në shumë qytete portugeze, përfshirë kryeqytetin dhe Porto, ku autoritetet shëndetësore kanë filluar të pendohen për rihapjen e përshpejtuar në javët e fundit. Por, për të shpallur një gjendje të re të jashtëzakonshme, duhet një urdhër nga presidenti, i cili ngurron për momentin.
Covid në Spanjë
Edhe në Spanjën fqinje situata është alarmante: 40% e infeksioneve të reja evropiane janë në Spanjë aq sa Franca i këshillon qytetarët e saj të mos shkojnë atje me pushime.
Covid në Francë
As Parisi nuk është shumë më mirë: varianti Delta i koronavirusit është konfirmuar në 50 për qind të rasteve të reja të identifikuara në vend. Kjo u konfirmua nga ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran në stacionin radio France Inter. Trendi po rritet, sipas Veran, i cili është bindur se gjatë fundjavës varianti i Covid-19 i identifikuar për herë të parë në Indi do të pqërbëjë shumicën e rasteve.
Varianti Delta: gjërat që duhet t’i dimë
Varianti Delta, i cili ka "një ngarkesë virale gjashtëdhjetë përqind më ngjitëse sesa llojet e tjera virale, është gjithashtu në rritje në Itali sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Lartë të Shëndetësisë në monitorimin javor. Rekomandimi është "të arrihet një mbulim i lartë me vaksinimin për të parandaluar përsëritjet e mëtejshme të episodeve të qarkullimit të rritur të virusit të mbështetur nga variante në shfaqje me transmetueshmëri më të madhe", edhe pse për momentin "ndikimi i sëmundjes COVID-19 mbi shërbimet spitalore mbetet minimal, pasi numri i shtretërve të zënë në zonën e kujdesit mjekësor dhe intensiv është në rënie”, raporton Corriere.
Qeveritë evropiane nuk reagojnë njësoj: ndërsa Londra anulon karantinën për qytetarët e saj që kthehen nga Spanja nga 19 korriku, Parisi nuk përjashton ngritjen e disa pengesave për kthimin e atyre që do të kalojnë pushimet në tokën iberike në të ardhmen e afërt, pavarësisht këshillave për të ndryshuar destinacionin. Paralajmërimi shkaktoi njëfarë trazire diplomatike sidomos me Madridin, ku sot ministri Francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian pritet në një vizitë zyrtare: "Ne të gjithë duhet të veprojmë me maturi dhe harmoni midis partnerëve evropianë - deklaroi ambasadori spanjoll José Manuel Albares Bueno për AFP - Të ushqesh ankth dhe frikë është e padobishme”.



