Miratohet ligji për lojërat e fatit/ Kume tregon amendimet që u miratuan nga 72 deputetët e mazhorancës

Miratohet ligji për lojërat e fatit/ Kume tregon amendimet që u miratuan nga 72 deputetët e mazhorancës

Kuvendi miratoi sot ligjin për Lojërat e fatit, të cilat u bllokuan 5 vite më parë nga qeveria.

Gazetari Mariglen Kume shpjegoi gjatë një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv amendimet që u miratuan nga 72 deputetët e mazhorancës.

Nga miratimi i ligjit të ri, bastet s’do jenë fizike si para 2018 kur u mbyllen, por do të jenë të gjitha online. Do të jenë 10 licenca që do të jepen dhe do të jepen në formë ankandi, kush ofron më shumë do i marrë i pari licencat dhe numri i 10 licencave nuk do jepen të gjitha njëherazi, por në një interval kohor. Do të ngrihet një komision i dhënies së licencave që me amendimin e bërë sot do të ketë përfaqësues nga 8 institucione.

Ofertuesit, operatorët e të cilit do të bëjnë oferta për të marrë një licencë do të kenë një dysheme të tarifës prej rreth 4 milionë eurosh për një periudhë 10 vjeçare dhe më pas kush ofron më shumë do të jetë i avantazhuar për ta marrë i pari licencën.

Çdo lojtari,  i cili do të vendosë një biletë sportive do të ruhet identiteti i tij dhe në mes do të kenë agjencitë financiare që janë akredituar për të bërë të gjitha transaksionet, qoftë edhe pagesën për biletën, apo për lojtarët fitues që do marrin paratë.

Do të ngrihet dhe një Këshill i Menaxhimit të Fondeve që do të vijnë nga taksat që do të paguajnë operatorët  e basteve. Këto fonde nuk do të shkojnë në buxhetin e shtetit, por do të alokohen në bazë të projekteve në arsim, shëndetësi apo çështje sociale.

Amendimet që u miratuan me 72 votat e deputetëve të mazhorancës kishin të bënin:

Pika e parë është që në Komisionin e dhënies së Licencave do të jetë dhe një anëtar nga Ministria e Brendshme, në draftin paraprak nuk ishte.

I janë dhënë kompetenca të shtuara Komisionit të Licencave, në një farë mënyre iu hoq ministrit të Financave për procesin e dhënies së licencave pasi ezaurohet dhe afati i ankimimimeve nëse do ketë. Ministri do miratonte licencën, tani iu hoq dhe iu dha Komisionit të Licencave.

E njëjta gjë ndodhi dhe për dhënien së licencës për lotarinë kombëtare. Këto ishin me amendimet e bëra ditën e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy