
Kryekomisioneri Celibashi propozoi dje në Kuvend që regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë të bëhet përmes një aplikacioni të krijuar nga KQZ, ndërsa emigrantët të votojnë përmes internetit ose postës.
Për Alban Dacin, themelues i Rrjetit të Emigrantëve ky mekanizëm do të ketë motive që do e bëjnë procesin e votimit të pabesueshëm.
Sipas Dacit, votimi elektronik do të ishte më i sigurt dhe më vota do të ishte më e pakontestueshme.

Fakti që duhet të përjashtojnë institucionet kryesore që i takon me ligj siç është gjendja civile dhe në këtë rast Ministria e Brendshme, duke krijuar një portal, ose mekanizëm, për mendimin tim jo vetëm që do të ketë motive për ta bërë të pabesueshëm procesin në votimin e Diasporës dhe këshilltarëve që jetojmë jashtë edhe nëse do të bëhet i mundur.
Mendoj që mekanizmi është i thjeshtë, mjafton të merren të dhënat e gjendjes civile, në të cilat të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë janë shtetas shqiptarë dhe mundësia më e mirë e votës është gjithmonë votimi elektronik. Për mua do ishte mirë të bëhej duke hapur qendra votimi në vende ku ka shqiptarë në bashkëpunim me institucion vendase. Votimi nëpërmjet postës përveç se ka një kosto për rreth 50 euro për çdo votues e bën më të vonueshëm dhe më konkret për të qenë më i kontestueshëm.
Për përfaqësuesin nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Bledi Milaqin mekanizimi i propozuar nga KQZ i përmbush standardet e kërkuara.
Sipas Milaqit, votimi me postë do të ishte më i leverdishëm për shqiptarët.
Propozimi i KQZ është përshëndetur dhe nga ne që të ekzistojë vetëm një databazë e krijuar nga KQZ. Unë e kam parë propozimin konkret, kam pasur dhe shkëmbim telefonik dhe me Celibashin dhe kam parë ato aspektet teknologjike dhe të sigurisë kibernetike që merren parasysh, në procesin e regjistrimit dhe janë të kënaqshme sepse marrim në konsideratë të gjitha në aspektin e konfirmimit të identitetit në mënyrë teknologjike dhe më pas ekzistojnë dy mundësi, të votimit elektronik apo votimit me postë.
Ne si lëvizje kemi në rrethin tonë dy nga ekspertët më me emër në nivel botëror sa i përket sigurisë kibernetike të procesit të votimit dhe kemi qenë kritik ndaj procesit të votimit elektronik pasi kemi gjykuar që Shqipëria nuk i ka kapacitetet teknologjike dhe logjistike për të bërë atë që quhet tracking në rast të ndërhyrjes në sistem.
Risia e propozimit të Celibashit është që sistemi që propozon për votimin elektronik është i shkëputur, është offline.



