
Portugalia mban sot zgjedhjet e parakohshme. Kryeministri aktual socialist, Antonio Costa, kandidon për në mandate të dytë qeveritar.
Costa, 58 vjeç, ish-kryebashkiak i Lisbonës, është favorit për të fituar sërish. Nëse ai fiton një mandat tjetër, fitorja e tij do të konfirmonte pozicionin e Portugalisë si një nga vendet e rralla evropiane ku socialistët mbajnë suksesin politik dhe ku ekstremi i djathtë nuk është në rritje.
Sondazhet e fundit, të publikuara të premten, flasin për një mbështetje 36 deri 39% në favor të Partisë Socialiste të Costas, shumë përpara Partisë Social Demokratike të qendrës së djathtë me 25-30%. Partia Socialdemokrate udhëhiqet nga Riu Rio, 65 vjeç, ish-kryebashkiaku i Portos.
Një rezultat i tillë, nëse konfirmohet, do të rinovonte pozicionin e socialistëve në Parlamentin Portugez, i cili numëron 230 vende, por nuk do t'u ofronte atyre një shumicë absolute.
Costa më pas do të duhet të krijojë një koalicion, ndoshta me bllokun e majtë, Partinë Komuniste ose partinë më të vogël, People-Animals-Nature (Njerëz-Kafshë-Natyrë).



