Dorian Matlija, avokat në çështjen kundër Bashkisë së Tiranës për cilësinë e ujit, dha në studion e “Të Paekspozuarit” detaje të dosjes, e cila u bazua në analizat e ujit të pijshëm. Matlija tha se pavarësisht vendimit të gjykatës, bashkia nuk ka marrë ende masa, por e ka kundërshtuar vendimin në apel.
Gjyqi është kundër UKT, pjesë e bashkisë, shoqëri aksionere. Duhej bërë analizë e ujit nga ISHP, që maste vetëm tre parametra. Te këto nuk i dilnin analizat mirë. Dilte E.coli, dilte me prezencë mbi zero. Dilte streptpococus fecalis. Dilte dhe niveli i klorit. Matja bëhej në 30 pika të ndryshme në Tiranë. Nuk na i japin analizat tani. Është e tmerrshme të mos dish çfarë uji pi. Jo të gjithë kanë mundësi të blejnë ujin. Ne fituam çështjen, gjykata tha se uji i papijshëm. Madje gjykata detyroi ISHP të maste edhe parametra të tjerë, siç parashikon ligjin. Gjykata detyroi UKT të bënte analizat siç duhet. Bashkia nuk i ka marrë masat akoma. Nuk kanë qenë dakord me këtë vendim dhe kanë apeluar. E kanë vdekur aty çështjen.



