Nuk lejohet të sjellësh ushqime nga Britania në Europë! Çfarë thotë rregulli i ri i Brexit

Nuk lejohet të sjellësh ushqime nga Britania në Europë! Çfarë thotë rregulli i ri i Brexit

Një nga rregullat e reja post-Brexit për ata që e kalojnë kufirin me makinë ose në rrugë detare, është ndalimi për marrë ushqime që e kanë origjinën në Britani për në shtetet e BE-së.

Zyrtarët e kufirit kanë konfiskuar sanduiçe dhe ushqime të tjera nga shoferët që mbërrijnë në Holandë nga Britania e Madhe pas Brexit, sipas mediave të huaja.

Një television holandez ka treguar momentet se si një shoferi i sekuestroheshin sanduiçet nga efektivët e kufijve, ndërsa një prej tyre i drejtohej duke bërë ironi: “Mirë se erdhe në Brexit, zotëri”.

"Që nga Brexit e keni të ndaluar të sillni ushqime të caktuara në Evropë", tha një zyrtar kufitar në portin detar Hook në Holandë.

Udhëzimet e qeverisë britanike për shoferët që udhëtojnë në vendet e BE-së thonë: "Nga 1 janari 2021 nuk do të jeni në gjendje të sillni produkte me origjinë shtazore, ato që përmbajnë mish ose qumësht (p.sh. sanduiç me proshutë dhe djathë) në BE".

Probleme më serioze të furnizimit me ushqim pas Brexit janë shfaqur ditët e fundit.

Burimi The Independet

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy