
Këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha në studion e emisionit MCN Economy se është vizioni i Erion Veliajt që të mbledhë para nga xhepat e qytetarëve, por mos t’i përkthejë ato në shërbime.
Ky është vizioni i Veliajt për Bashkinë Tiranë. Të mbledhë paratë nga xhepat tonë, por të mos i harxhojë për shërbimet që ne duam.
Kjo është marrë nga raporti 9-mujor që na vjen si Këshilltarë Bashkiak. Burimi është vetë Bashkia e Tiranës. Janë shifrat e Veliajt.
Mund të shihni si është menduar të shpenzohen paratë dhe si realizohen këto.
Kur vjen puna te shpenzimet, vetë e kanë bërë planin, dhe kur vjen puna na thonë që vetëm 24% janë zhvilluar shpenzimet për investime. Sa ishim në 2021 ishin 39% të shpenzimeve që ishin parashikuar, në 2022 ishin 34%, u realizuan vetëm 34%. Sa ishte 2023 u realizuan 50%.
Pyetjes se ku shkojnë paratë e qytetarëve, Alimehmeti iu përgjigj:
Këto para, besoj e keni të qartë që keni drejtorë të bashkisë të hetuar dhe burgosur. Hetimet janë on going. Të premten u shkarkuan 12 drejtorë të tjerë të përgjithshëm. Po na shkon numri tek 20. Si është e mundur që paska kaq shumë drejtorë problematikë në Bashkinë e Tiranës, por kryebashkiaku nuk di asgjë.
Në 2024 kishte para të ruajtura, por i rriti taksat. Kush ka fëmijë në çerdhe e kopshte e di që nga prilli filloi të paguajë më shumë, ndërkohë kemi para të ruajtura, aq sa të mos paguajnë ata 15 vite.



