Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusinë jugore, uzina e Novoshakhtinsk në rajonin e Rostovit, disa kilometra larg kufirit me Ukrainën u godit mëngjesin e sotëm nga një dron që shkaktoi zjarr.
Këtë lajm e kanë raportuar mediat ndërkombëtare. Sipas një versioni, zjarri është shkaktuar nga një sulm nga një avion pa pilot kundër instalimeve teknike të uzinës.
Kështu shkroi në Telegram guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, duke shtuar se në vend ndodheshin pjesë të një droni të gjetur.
Zjarri, raporton agjencia Interfax, është shuar.



