Covid-19, Fandi: Mjekët duhet të mendohen mirë kur japin antibiotikët (VIDEO)

Covid-19, Fandi: Mjekët duhet të mendohen mirë kur japin antibiotikët (VIDEO)

Rëndom në Shqipëri, pacientët edhe në faza të hershme të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi, janë mjekuar me antibiotikë. Sipas mjekut Adrian Fandi, përdorimi i antibiotikëve duhet të jetë i kontrolluar. Përmes një lidhjeje Skype nga Londra, Fandi tha se duhet të jetë Urdhri i Mjekut ai që kontrollon punën e mjekëve në këtë aspekt.

Duhet dikush që të kontrollojë mjekët për antibiotikët. Por në Shqipëri, urdhri i mjekut nuk e bën këtë. Covidi nuk shërohet me antibiotikë. Nëse fillojnë simptomat, duhen kortizonikët. Nëse rriten rruazat e bardha, duhet antibiotikë. Këta të fundit për kohë të gjatë mund të krijojnë rezistencë. Është fat i keq që kemi këtë kulturë ndaj mjekësisë. Antibiotikët nuk shërojnë dhe një mjek duhet të mendojë mirë kur i jep”, tha ai.

Fandi tha se edhe përdorimi i oksigjenit në kushtet e shtëpisë duhet të jetë i kontrolluar.

Oksigjeni është ilaç, nuk mund ta marrësh si të do qejfi ty. Është si të mbash një predhë në shtëpi. Në rast aksidenti mund të bëhet njësoj si bomba”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy