Studimi: Ambalazhi i ushqimeve po na dëmton traktin e tretjes

Studimi: Ambalazhi i ushqimeve po na dëmton traktin e tretjes

Ambalazhi i ushqimeve mund të ndikojë në mënyrën si vepron trakti ynë i tretjes. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Birmingham University në Nju jork.

Copëza mikrospike të oksidit të zinkut në doza të caktuara mund të ndikojnë në mënyrën se si stomaku i përthith lëndët ushqyese.

Sipas studiuesve, grimcat ZnO ndodhen në ushqimet e paketuara në konserva. Studiuesit kryen matjet për copëza të tilla në konservat e misrit, tonit apo shpargujve. Ata konstatuan se ushqimi në këto konserva përmbante 100 herë më shumë se norma e lejuar ditore për zinkun.

Po cilat janë efektet e këtyr grimcave? Ato reduktojnë sipërfaqen përthithëse që vesh muret e brendshme të traktit të tretjes. Kjo do të thotë se lëndët ushqyese nuk përthithen plotësisht.

Gjithashtu, kërkimet janë përqendruar më shumë në funksionin e qelizave, çka do të thotë se efektet negative mund të jenë më të rënda.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy