Përshkallëzohet protesta/ Shkurti: Rama po përdor policinë dhe institucionet shtetërore si mjet hakmarrjeje ndaj protestuesve

Përshkallëzohet protesta/ Shkurti: Rama po përdor policinë dhe institucionet shtetërore si mjet hakmarrjeje ndaj protestuesve

Pas një muaji, protesta u përshkallëzua këtë të enjte me tensione para Kuvendit. 

Si pasojë e përplasjeve, disa efektivë mbetën të plagosur, ndërsa disa protestues u shoqëruan në polici.

 

Autori i emisionit "Xhadat", Armir Shkurti, në analizën e tij për 'MCN Informacion', u shpreh se qytetarët janë në një përballje me, sipas tij, 'krimin e organizuar që ka kapur shtetin'.

 

Ka shumë arsye që çuan në këtë përplasje, por unë kam qenë mes qindra protestuesve dhe kam parë nga afër atë që ndodhi.

 

Ne, si popull, jemi në një luftë me krimin e organizuar që ka kapur sistemin. Kur flasim për një 'Shqipëri të re', nuk bëhet fjalë thjesht për ndryshim politik, por për ndryshimin e sistemit.

 

Kjo është një betejë që ngjan me luftën mes Davidit dhe Goliatit, ku forca e qytetarëve mund të bëjë diferencën.

 

 

Sipas Shkurtit, kryeministri Edi Rama po përdor policinë dhe institucionet shtetërore si instrument hakmarrjeje ndaj protestuesve.

 

Edi Rama po e përdor policinë si një bandë për të provokuar qytetarët. Protestuesit janë provokuar dhe po përballen me një aparat shtetëror që përdoret kundër tyre.

 

Sa më shumë forcë të përdoret ndaj protestuesve, aq më shumë do të rritet revolta. Ky presion vetëm sa e ndez edhe më tej protestën.

 

Sa më shumë të përshkallëzohet protesta në këtë formë, aq më e vështirë bëhet situata për Edi Ramën. Ai mbahet në pushtet nga sistemi që e mbështet dhe nuk do ta lërë të largohet lehtë.

 

Sa herë që protesta afrohet pranë Kuvendit ose institucioneve kryesore, ndodh një situatë e tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy