Rama njofton vendimin: Mbyllim TikTokun për një vit, është si rrugaçi i lagjes

Rama njofton vendimin: Mbyllim TikTokun për një vit, është si rrugaçi i lagjes

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme mbylljen e rrjetit social TikTok, për një vit.

Ai e cilësoi rrjetin social si shumë të fortë dhe shumë ndikues.

TikToku është si ai rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia.

Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në TikTokun e Kinës.

TikToku në fund të fundit promovon se çfarë gjen në rrugët e politiëks dhe mediave tona dhe ne kaq kemi në dorë.

Duke folur ditën e sotme për planin i ri të veprimit për fuqizimin e mekanizmave të sigurisë në shkollë, kreu i qeverisë tha se nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë.

Drupal Ad

Rama shtoi se brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart, pasi do të implementohet programi.

Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi të ballafaqojë fëmijën e vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy