Zbardhet axhenda e vizitës zyrtare të ministrit grek Dendias sot në Tiranë

Zbardhet axhenda e vizitës zyrtare të ministrit grek Dendias sot në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ministri grek mbërrin në Tiranë rreth orën 11:00. Mësohet se Dendias takimin e parë do ta zhvillojë me homologun e tij, me ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

Ai më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa rreth orës 12:45 do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Më pas do të zhvillojë takim me presidentin Ilir Meta në orën 14:45 dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha rreth orës 16:00.

Takimi zhvillohet në kontekstin e diskutimeve që kanë filluar tashmë, për Zonën Ekonomike Ekskluzive në detin Jon, dhe për kufirin detar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy