“Çlirohet” pika kufitare e Kapshticës, kategoritë që do lejohen të kalojnë

“Çlirohet” pika kufitare e Kapshticës, kategoritë që do lejohen të kalojnë

Policia Kufitare e Kapshticës ka njoftuar qytetarët shqiptarë për masat e reja të nxjerra nga autoritetet greke, lidhur me kalimin në pikën kufitare. Kështu, hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur. Por, nga sot e në vazhdim pika Kufitare Kapshticë do të hapet vetëm për hyrjen në Shqipëri të këmbësorëve dhe të kamionëve të mallrave.

Policia e Kapshticës njoftoi se prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Njoftimi

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Rikujtojmë qytetarët se hyrja për në shtetin grek, vijon të jetë e mbyllur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy