
Janë zbardhur emrat e dy kandidatëve që do të zëvendësojnë vendin e lënë bosh nga Gentian Osmani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se për këtë post kanë kandiduar prokurori i krimeve të rënda Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Dibrës.
Osmani u largua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi shkarkimin e tij nga detyra e prokurorit.
Ndërkohë po sot, nga KLP, me 8 vota pro u caktua prokurori Abaz Muça për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.
Si drejtues i prokurorisë prokurori Muça, po zëvendëson Hysni Vatën, ish-drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, i cili u shkarkuar nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më datë 9 shtator.
Po kështu, me 8 vota pro u miratuan: Projekt-akti i vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi.
Projekt-akti i vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokuroren Pranvera Pustina .



