
Analisti Ergys Mertiri, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, theksoi se zgjedhjet e fundit janë shoqëruar me më pak ndërhyrje nga krimi i organizuar, krahasuar me ato të vitit 2021. “Në këto zgjedhje ishte e qartë që Rama do i fitonte, prandaj nuk kishte nevojë të përdorte gjithë krimin e organizuar,” u shpreh ai.
Sipas Mertirit, OSBE ka vlerësuar se prania e SPAK ka ndikuar në demotivimin e krimit për t’u përfshirë në procesin zgjedhor. Ai shtoi se akuzat e opozitës ndaj SPAK lidhen më shumë me hetimet ndaj Berishës sesa me mospërfshirjen e krimit në zgjedhje.
“Pa bashkëpunimin e policisë prokuroria nuk është efikase sepse prokuroria heton në bazë të dyshimeve që policia raporton dhe kjo e fundit është në varësi të mazhorancës.
Nuk mund të themi që SPAK i shërbeu Ramës sepse OSBE në raport thotë që prania e SPAK në këto zgjedhje demotivoi krimin e organizuar për tu përfshirë në proces.
Këto zgjedhje kanë patur më pak ndërhyrje të krimit të organizuar se të herët e tjera. Në 2021 kishte shumë diferencë e ngushtë, kurse në këto zgjedhje ishte e qartë që Rama do i fitonte zgjedhjet.
Gjithë pretendimi që nxjerr opozita është që të godasë SPAK pse po heton Berishës, jo pse nuk po heton krimin zgjedhor.”



