Dibër, identifikohet gruaja që u gjet e mbytur në rezervuar/ Dyshimet e para

Dibër, identifikohet gruaja që u gjet e mbytur në rezervuar/ Dyshimet e para

Identifikohet gruaja e cila u gjet e mbytur në rezervuarin e fshatit Rrenxë në Dibër.

Policia njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj.

Viktima është Shpëtime Shehu, rreth 30 vjeç, banuese në fshatin Vrenjt. Paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy