Ka nisur këtë të premte betimi i kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, të zgjedhur me 23 prill. Por është betuar vetëm Erden Atic, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, thotë se ajo që po ndodh në katër komunat në veri të Kosovës është degradim i demokracisë.
Komuniteti serb sot ka pohuar se nga 1 qershori do të nisë një rezistencë të përgjithshme. Duhet të pohojmë se kjo që po ndodh në veri të Mitrovicës dhe 3 komunat e tjera është degradim i demokracisë. Besoj se kjo çështje nuk mund të vazhdojë shumë gjatë. Duhet të gjendet një zgjidhje politike. Shumica serbe duhet të bindet dhe të dalim në zgjedhje.
Sipas tij, të katër kryetarët e dalë nga zgjedhjet e 23 prillit janë ta gatshëm të marrin mandatin, por ata do të përmbushin vetëm aspektin teknik të detyrës.
Fituesit nuk tërhiqen. Janë të gatshëm ta marrin mandatin. Unë konsideroj që pushteti ynë qendror duhet të gjejnë zgjidhje politike në veri para se të shkojmë në ndonjë tension më të lartë në atë pjesë.
Ambasadori amerikan në Kosovë dje tha se këta kryetarë duhet të kenë vetëm aspektet teknike, sepse në aspektin politik nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre. Kjo sepse serbët nuk i pranojnë këto zgjedhje. Nëse ne jemi në bashkërendim me aleatët tanë, duhet të kemi kujdes sepse 3% nuk mund ta sundojnë 97%-shin. Duhet intensifikim i madh i bashkësisë ndërkombëtare dhe SHBA që të futemi brenda asaj që serbët po kërkojnë.



