Pasojat psikologjike nga Covid, Rreli: Nuk duhet neglizhuar ankthi dhe stresi

Pasojat psikologjike nga Covid, Rreli: Nuk duhet neglizhuar ankthi dhe stresi

Mjekja psikiatër Arjana Rreli, në studion e lajmeve në MCN TV teksa komentoi lidhur me pasojat psikologjike që Covid lë te njerëzit u shpreh se është një shqetësim që prek të gjithë si ata që e kanë kaluar, port edhe ta që janë në pritje.

Sa i përket rasteve të fataliteteve, Rreli tha se ato janë rastet e rëna të Covid ku nuk mbetet pa prekur as sistemi nervor i personave.

Ndërsa sa i përket moshave më të prekura psikiatria tha se prek më tepër shoqërinë aktive 20-30-vjecarët, ndërsa bëri thirrje se ankthi dhe stresi nuk duhet neglizhuar në asnjë moment në mënyrë që të mos përparojë problemi.

Pasojat psikologjike nuk janë vetëm ata te ata që e kanë kaluar, por dhe ata që janë në stresin që se kanë kaluar apo janë në pritje dhe mendojnë për familjarët. Është një ankth që përshkallëzohet në të gjitha nivelet dhe grupmoshat. Ata që e kanë kaluar tashmë kanë paraqitur problematika shëndetësore por dhe me gjendje të rënduara psikologjike se sa ankthi dhe stresi.

Sa i përket rasteve të fatalitetit ato janë komplikacionet e rënda të covid dhe nuk shpëton as prekja e sistemin nervor. Nëse i referohemi këtyre rasteve ishim në kushte të tjera ishte e papritura dhe e panjohura ku individi mund të nxjerrë konkluzione ndryshe nga ajo që është. Por nëse i referohemi këtyre ditëve ku kemi gati 2 vite që po bashkëjetojmë me covid vëmë re nxjerrjen në pah të pasojave që kanë pasur një problematikë të mbartur nga koha. Përgjithësisht secili nga ne i ka gati pikat e dobëta që mund të dalin në pah nga një problematikë.

Grupmoshat më të prekura janë ato aktivet, po shohim shumë të rinj 20-30 vjeç e cila aktualisht është më e prekur dhe mesa duket janë pjesa aktive e popullatës dhe këtë lloj sulmi i pengoi për të zhvilluar të gjitha kapacitete e tyre dhe mjaftojnë këto stresorë për të shfaqur problemet. Gjendjet e ankthit janë kudo të ndodhura tani. Por dhe moshat e tjera nuk përbëjnë përjashtim. Nuk duhet neglizhuar kur kjo gjendje ankthi e cila fillon dhe tregon se gjumi jonë po prishet gjithnjë e më shumë, po ashtu dhe oreksi, pastaj vjen humori, sjellet etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy