Hetuan Trump, shkarkohen 6 zyrtarë të FBI

Hetuan Trump, shkarkohen 6 zyrtarë të FBI

Administrata e Donald Trump ka shkarkuar gjashtë zyrtarët më të lartë të FBI-së dhe disa shefa të zyrave në terren në të gjithë vendin.

Midis tyre është edhe drejtori i zyrës së Uashingtonit, David Sundberg, i përfshirë në hetimin për rolin e presidentit amerikan në trazirat e 6 janarit 2021.

Departamenti i Drejtësisë ka rrëzuar gjithashtu më shumë se 20 prokurorë federalë që kishin drejtuar hetimet për rebelët e Capitol Hill.

Një letër dërguar prokurorëve të shkarkuar thoshte se largimi i tyre bazohej në rolin e tyre në ndjekjet penale të 6 janarit.

Trump, i quajti ndjekjet penale të 6 janarit “një padrejtësi të rëndë kombëtare që është kryer mbi popullin amerikan gjatë katër viteve të fundit”.

Largimet erdhën një ditë pasi kandidati i Trump për drejtor të FBI-së, Kash Patel, dëshmoi nën betim në seancën e tij të konfirmimit të Senatit se, “të gjithë punonjësit e FBI-së do të mbrohen kundër ndëshkimit politik”.

I pyetur nga një gazetar në lidhje me largimet të premten pasdite, Trump tha se nuk ishte në dijeni të tyre.

Nuk kam dijeni, por ne kemi disa njerëz shumë të këqij atje. Nëse pushuan disa njerëz, kjo është një gjë e mirë, sepse ata ishin shumë të këqij.

Ata ishin njerëz shumë të korruptuar dhe e lënduan shumë vendin tonë.

Ata përdorën Departamentin e Drejtësisë për të ndjekur kundërshtarin e tyre politik, gjë që në vetvete është e paligjshme dhe padyshim që nuk funksionoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy