Lela: Basha po fiton kohë, Berisha në të drejtën e tij për të kandiduar

Lela: Basha po fiton kohë, Berisha në të drejtën e tij për të kandiduar

Analisti Alfred Lela, injorimet e kërkesës së një pjese të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për të dhënë dorëheqjen, i ka cilësuar si sjellje tipike prej Lulzim Bashës.

Ai tha se fitimi i kohës është sjellje tipike e kryedemokratit dhe në stilin e tij.

Është tipike e zotit Basha, të fituarit kohë. Është në stilin e tij, politika dhe sjellja tërhiq dhe mos këput. Brenda tipit të tij politik dhe psikologjik.

Nëse Basha nuk tërhiqet, ai tha për studion e lajmeve të MCN TV se është përfolur përjashtimi i Lulzim Bashës nga grupi parlamentar, si masa më drastike.

Ka disa mënyra të tjera, më efikasja do të ishte asgjë më shumë është presioni i hapur publik të ditë pas dite, duke i kërkuar largimin. Kjo është futur tek një luftë e ftohtë e perceptimit publik. Zoti Basha ka humbur shumë në perceptimin publik me 6 marsin. Këtë e kanë kuptuar dhe deputetët që deri para 6 marsit ishin pro tij. Kërkesa për largimin edhe të zotit Berisha, e shoh si një përpjekje paradoksale për ta larguar, nga ku? Ata e kanë larguar njëherë, tani të largohet nga ku? Nga grupi parlamentar dhe nga partia e kanë larguar në unison me Bashën, nën thirrjen Amerika, Amerika. E kanë larguar nga forumet. Berisha jashtë forumeve prodhoi atë ngjarjen politike që është fakt tashmë, 6 marsi. Kjo ngjarje ka bërë që të kalojnë në ekstremin anti-Bashë, duke dashur ta lajnë trupin me pak inkoherencë, që të ikin të dy dhe Berisha dhe Basha. Është përpjekje për të shpëtuar fytyrën.

Lidhur me deklaratën e Sali Berishës, për të garuar për kryetar të PD, pas zgjedhjeve të 6 marsit, ai tha se është duke kërkuar procesin, dhe nëpërmjet procesit i cili siguron votimin, edhe kryetarin e dalë nga ky votim.

Ai po e kërkon por nuk po e kërkon tani në këtë moment. Duke qenë lojtar i sprovuar politik, të gjithë këto gjëra, kërkojnë kohë. Ai nuk mund ta djeg këtë kohë apo etapë që brenda një dite do i bëjë të gjitha. Pas 6 marsit, zoti Berisha është në të drejtën e tij për të kandiduar për kryetar të PD, sidomos nëse ka ndërmend ta bëjë siç duhet. Zoti Berisha është duke u përpjekur që të rishpikë veten për të tretën herë dhe i duhet të bëjë gjëra të besueshme me një proces për të qenë dhe jo fasadë.

Sipas tij, përjashtimi i Sali Berishës nga Lulzim Basha, pa pyetur forumet, prodhoi 6 marsin, duke e bërë çarjen në Partinë Demokratike, edhe më të madhe.

Lela tha që çarja të mos vazhdojë vendimi për një Berishë kryetar, duhet marrë nga forumet, qoftë edhe për të qëndruar në hatrin e keq të amerikanëve.

Sa i takon vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu ndryshimet në statutin e PD, të 17 korrikut, Lela tha se Basha mund të gëzohet nga ky vendim dhe ta përdorë.

Nuk jemi më tek procedurat, 6 marsi e ka futur luftën te perceptimet. Zoti Berisha me 6 marsin ka fituar shumicën e demokratëve dhe është lideri kryesor. Vendimi i gjykatës është procedurial, kohëzgjatja tregon se mund të marrë dhe aq gjatë kohë për të marrë vendim për statusin tjetër, të Kuvendit të 11 dhjetorit. Besoj se do e zgjasë agoninë në PD, hiq rastin e dorëheqjes së zotit Basha, gjë që e zgjidh diçka të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy