“Kundër interesave tona, s’ka transparencë”, inxhinierët protestojnë para Kryesisë së Kuvendit mbi Urdhrin e ri (VIDEO)

“Kundër interesave tona, s’ka transparencë”, inxhinierët protestojnë para Kryesisë së Kuvendit mbi Urdhrin e ri (VIDEO)

Një grup inxhinierësh po protestojnë pranë kryesisë së Kuvendit para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku do të diskutohet p/ligji për Urdhrin e Arkitektit dhe Inxhinierit.

Pedagogu Azmer Duleviç duke folur për MCN Live tregoi se 500 inxhinierë e kundërshtojnë këtë Urdhër.

E kundërshtojmë që në zanafillë, janë 11 shoqata që nuk dihet se çfarë përfaqësojnë. Më e rënda është funksionimit të urdhrit. Nëse inxhinierët s’do jenë pjesë e urdhrit nuk do jenë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre. Nuk jemi profesione të parregulluara, kemi që në 2009-ën që funksionojmë. Nuk sjell asgjë të re. Shton provimin që duhet dhënë dhe kuotat që duhet të paguajmë, sepse aktualisht nuk paguajmë kuota. E para është ana monetare, e dyta është pjesa e prodhimit. Pika tjetër që s'na përfaqëson është pjesa e zgjedhjes së anëtarëve të urdhrit. Ne s’jemi të përfaqësuar, si mundet ata të na përfaqësojnë ne. Aktualisht janë 500 inxhinierë që na mbështesin”.

Një tjetër inxhinier tha se:

Ky urdhër është kundër interesave tona dhe nuk ka transparencë. Ata të ulen, këtu ligji është ekzekutues, të fuqizohen ato”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy