Llabani: Gledis Nano dhe Joni Keta dy emrat më të përfolur për drejtimin e BKH

Llabani: Gledis Nano dhe Joni Keta dy emrat më të përfolur për drejtimin e BKH

Analistja Anduena Llabani thotë se shtatë kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do iu nënshtrohen testimeve për standardet fizike, për inteligjencën, por edhe testit të së vërtetës.

Nga studio e “MCN Live” ajo përmendi dy emra si më të përfolurit për drejtimin e BKH dhe ta se deri në fund të korrikut do të ketë dalë emri i drejtuesit të ri.

Flitet dhe për emra preferencialë por ngelet në kuadrin e diskutimeve mediatike dhe grupeve të interesave dhe në fund do fitojë ai që do jetë mendërisht më i miri, më inteligjenti dhe më i vërteti. 

Gledis Nano përceçse është një person i trajnuar nga shteti amerikan në shumë specifika dhe i japin një tjetër CV në raport me kandidatët amerikanë. 

Është dhe Joni Keta, Oficer i Policisë Gjyqësore dikur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, më pas oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe kërkon të marrë postin e drejtuesit, për shkak dhe të përvojës që ka Keta në këtë institucion. 

Këta të dy janë emrat që spikasin më shumë për shkak të eksperiencave që kanë dhe formimit. Por spikat ish-kreu i policisë Gledis Nano, për shkak të disa shkollave specifike që ka marrë nga amerikanët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy