Trump thyen heshtjen pas largimit nga Shtëpia e Bardhë!

Trump thyen heshtjen pas largimit nga Shtëpia e Bardhë!

Donald Trump thotë se ‘do të jetë përgjithmonë një kampion për popullin amerikan’, në deklaratën e tij të parë që ka bërë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Ish-udhëheqësi amerikan hapi ‘Zyrën e ish-Presidentit’ të hënën, në mënyrë që të vazhdojë axhendën e administratës së tij përmes avokimit, organizimit dhe aktivizmit publik.

Me seli në Florida, ajo do të drejtohet nga ish-ndihmësit e administratës së tij dhe një stafi tjetër.

“Zyra do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e korrespondencës së Presidentit Trump, deklaratave publike, paraqitjeve dhe aktiviteteve zyrtare për të përparuar interesat e Shteteve të Bashkuara dhe për të vazhduar me axhendën e administratës Trump përmes avokimit, organizimit dhe aktivizmit publik. Presidenti Trump do të jetë gjithmonë një kampion për popullin amerikan”, thuhet në deklaratë.

Ish-Presidentët financohen për kostot e largimit nga detyra për shtatë muaj, sipas Aktit Presidencial të Tranzicionit - përfshirë një muaj para largimit të tyre. Kjo mund të përfshijë paratë e nevojshme për të ngritur një zyrë të re. Sipas këtij rregulli stafi do të financohet për 30 muaj, megjithëse kompensimi total vjetor bazë për stafin nuk mund të shkojë mbi 150,000 dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy