
Mirjana Markoviç, e veja e ish-diktatorit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, vdiq sot në një spital në Soçi të Rusisë, në moshën 77-vjeçare.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Tanjug. Ditët e fundit, mediat në Beograd kishin raportuar se Markoviç ishte në gjendje kritike.
E veja e Millosheviçit ka jetuar në mërgim në Rusi që nga viti 2003.
Muajin e kaluar, një gjykatë apeli në Beograd anuloi dënimin me një vit burg të dhënë në vitin 2018 ndaj Mirjana Markoviçit, e akuzuar për shpërdorim pushteti në një çështje i përket vitit 2000.
Sipas akuzës, Markoviç e ka shfrytëzuar ndikimin e saj të madh politik dhe njohjet e saj në rangje të larta, për t’i dhënë një apartament shtetëror kujdestares së nipit.



