Rakacolli: Vaksinimi fillon brenda janarit, prioritet personeli shëndetësor i spitaleve Covid (VIDEO)

Rakacolli: Vaksinimi fillon brenda janarit, prioritet personeli shëndetësor i spitaleve Covid (VIDEO)

Është mbledhur ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Në një konferencë për media, Mira Rakacolli, kruetarja e Komitetit Teknik te Ekspertëve, është shprehur se procesi i vaksinimit të vendin tonë do të vazhdojë me të njëjtat ritme si në vendet e tjera të botës.

Rakacolli ka deklaruar se vaksinimi do të fillojë brenda muajit janar ashtu siç edhe ishte parashikuar, dhe të parët që do të marrin dozat e para të vaksinës do të jenë personeli shëndetësor i të katërt siptaleve Covid.

”Sic e kemi thënë vaksinimi fillon brenda muajit janar, fillohet me personelin shëndetësor në të 4 spitalet covid.I kemi të studiuara të gjitha kapacitetet, për ruajtjen e vaksinave. Kemi një listë të plotë të personelit shëndetësor si ata që janë në spitalet covid, por edhe të tjerët në të gjithë vendin.Ne e kemi thene gjithmon që beteja e covid është e të gjithëve jo vetëm e shëndetësisë, duke filluar nga qyt që janë të parët që duhett ë zbatojën masat, por edhe strukturat e tjera përfshirë edhe mediat.” ka deklaruar Rakacolli. 

Lidhur me variantin e ri të Covid, Rakacolli ka deklaruar se deri më tani nuk ka ende asnjë rast të identifikuar të këtij virusi, për këtë arsye nuk është parë e arsyeshme të merrën masa më të rrepta.

“Fatmirësisht, raste me virusin e ri nuk kemi.  Masat që janë marrë deri tani, do të mbeten në fuqi, si ora policore, mësimi në universitete etjNuk kemi të dhëna të qarta, virusi i Britanisë ka numër më të lartë në Angli, prandaj edhe janë marrë masa më të rrepta, në vende të tjera ka raste sporadike dhe për këtë arsye nuk është parë e arsyeshme të merren masa drastike.Në varësi si do shkojë procesi do të merren edhe masat. “ ka deklaruar ajo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID-19 theksoi se masat anticovid do të vijojnë të jenë në fuqi, ku ora policore prej 22:00 do të qëndrojë ende për një periudhë të pacaktuar, ndërsa mësimi në universitete do të vijojë të zhvillohet online edhe për të paktën 2 javë të tjera.

Gjatë fjalës së saj Rakacolli ka shpjeguar se si do të funksionojë procesi i vaksinimit në vend, duke deklaruar se cilat do të jenë grupet prioritare.

Vaksinimi do të fillojë me personelin shëndetësor të spitaleve Covid, më pas do të vijojë me të gjithë punonjësit e tjerë të shëndetësisë, ndjekur nga të moshuarit që jetojnë në rezidenca dhe më pas grupi më i gjerë i të gjithë pensionistëve në vend.

Procesi i vaskinimit nuk mund të bëhet njëkohësisht, do të fillohet me personelin shënderësor, të moshuarit që jetojnë në rezidenca dhe pastaj të moshuarit e tjerë, një dinamikë si në cdo vend të botës, nuk ka dicka të ndryshme. “ ka shpejguar ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy