Liqeni i Farkës mirëpret sot garën trepërfshirëse "Tiranathlon", rrugët ku kufizohet qarkullimi

Liqeni i Farkës mirëpret sot garën trepërfshirëse "Tiranathlon", rrugët ku kufizohet qarkullimi

Ditën e sotme po zhvillohet "Tiranathlon", gara sportive që bën bashkë notin, çiklizmin dhe vrapimin në zonën e Liqenit të Farkës. 

 

Për shkak të këtij aktiviteti, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse kryesore, duke përfshirë segmentet nga Farka dhe TEG-u deri në Shkozë. 

 

Bashkia e Tiranës ka koordinuar lëvizjen përmes një plani masash të publikuar paraprakisht.

 

Rrugët që do të bllokohen janë si më poshtë:

 

- Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”. 

 

- Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”. 

 

- Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);

 

-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”

 

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

 

-Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht. 

 

-Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht. 

 

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy