Moti i keq/ Reshje bore në Mirditë dhe Kukës, akset kombëtare të kalueshme me zinxhirë

Moti i keq/ Reshje bore në Mirditë dhe Kukës, akset kombëtare të kalueshme me zinxhirë

Moti i keq me reshje të dendura dëbore ka përfshirë zonat malore në Mirditë.

Gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme reshjet vijojnë me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat me lartësi mbi 300 metra mbi nivelin e detit.

Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë trashësia e dëborës ka arritur në disa cm, duke bllokuar rrugët e fshatrave.

Po ashtu raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në rrugën e kombit nga Repsi në Thirre po mbahen në monitorim, pasi ka prezencë të ngricave në rrugë.

Drupal Ad

Ndërsa situata i gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet mesatar.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësisë Administrative Kolsh, Surroj, Arren, Bashkia Kukës. Fshatrat Cahan, Mujaj-Dajç, Njësisë Administrative Qëndër Krumë, fshatrat Kishaj Pogaj Njësisë Administrative Gjinaj dhe fshatrat Peraj, Zgjec, Njësisë Administrative  Golaj Bashkia Has.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Sa i përket qarkut Shkodër në akset e Lotit 1, Hani I Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth aktualisht reshjet e  borës kanë pushuar. Rrugët janë të pastruara dhe të kriposura vazhdimisht. Qarkullimi kryhet pa ndërprerje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy