"Protesta", ambasada amerikane: Shmangni pikat e grumbullimit

"Protesta", ambasada amerikane: Shmangni pikat e grumbullimit

Vetëm një ditë para protestës së opozitës, e cila është lajmëruar të zhvillohet ditën e nesërme përpara parlamentit, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje shtesave të saj që të qëndrojnë larg pika të nxehta, Kryeministrisë, Parlamentit, dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA shkruhet se protesta, e cila zhvillohet kundër qeverisë, nuk dihet se sa mund të zgjasë dhe se në protesta e fundit policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.

"Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme", thuhet në njoftim.

Po ashtu ambasada i bën thirrje qytetarëve që të jenë vigjilent dhe të monitorojnë mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy