
Vasil Bedinaj, kryetar i tur-operatorëve në jug tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se të gjitha hotelet në Vlorë janë me kapacitete të plota.
Sipas Bedinaj, 99% e qytetarëve kanë ardhur nga Kosova, RMV dhe Mali i Zi.
Prenotimet kanë qenë të shumta. Hotelet e Vlorës janë me kapacitete të plota. Kemi bashkatdhetarët tanë nga Kosova, RMV dhe Mali i Zi që kanë filluar të vijnë prej ditës së djeshme. Vlora këto 2-3 ditë do të jetë qyteti ku ofrohet. Të gjitha hotelet janë të prenotuara. 99% të klientëve janë bashkatdhetarët tanë, janë të organizuar në grupe apo në familje. Vlora po gumëzhin.
Ka numër shumë të lartë qytetarësh nga Kosova që kanë blerë apartamente sidomos në Radhimë. Nëse kufizoheshuin deri në Vlorë dhe Shëngjin, tani po bëhem një. Shëtiosin lirshëm, blejnë banesa, kryejnë punime.
Jemi dakord që të riformësohet Shëtitorja dhe Lungomare. Kemi kërkuar që të mos presim të vijë sezonid he nëse ka një projekt të unifikuar, operatorët janë gati ta implemntojmë dhe të jemi gati në pranverë.



