10 ushqimet më të pasura me ujë që na hidratojnë në stinën e verës

10 ushqimet më të pasura me ujë që na hidratojnë në stinën e verës

Në mot të nxehtë, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar mirë. Ndërsa uji që pijmë ndihmon shumë, ushqimet që hamë mund të jenë gjithashtu mënyra të shkëlqyera për të qëndruar të hidratuar. Por cilat prej tyre përmbajnë më shumë ujë?

Kastraveci- Kastraveci është një nga ushqimet më të pasura me ujë, mbi 95% dhe nuk duhet të hezitoni ta vendosni në meny.

Sallatat- Mesatarisht, sallatat përbëhen nga 95% ujë. Hidratojnë, ndërkohë që rregullojnë oreksin, falë fibrave që përmbajnë.

Domatja- Përmban gjithashtu shumë ujë në sasinë 94%. Mos hezitoni të kombinoni domate, marule dhe kastraveca në sallata të shijshme freskuese dhe hidratuese sapo temperaturat rriten.

Rrepkat- Këto lloj perimesh përmbajnë gjithashtu 94% ujë në përbërjen e tyre.

Kungull i njomë- Ashtu si kastraveci, kungulli i njomë është gjithashtu shumë i pasur me ujë. Të papërpunuara ose të gatuara, mos hezitoni ta përdorni në forma të ndryshme për të ndryshuar menutë e verës. Por ndërsa uji që përmban ushqimi avullon gjatë gatimit, ushqimi i papërpunuar gjithmonë do të përmbajë më shumë.

Shalqini- Fruti i verës ‘par excellence’, shalqiri përmban 91% ujë.

Pjepri- Një i ngjashëm i shalqirit, përmban rreth 90% dhe ka shumë përfitime shëndetësore.

Luleshtrydhja- Luleshtrydhet gjithashtu ofrojnë hidratim të mirë pasi ato janë 90% ujë.

Agrumet- Limoni, grejpfruti dhe portokalli janë 89% ujë. Një ide e mirë për të qëndruar të hidratuar, por kini kujdes, sezoni i pikut të agrumeve është më shumë në dimër sesa në verë.

Kosi- Frutat dhe perimet nuk janë të vetmet ushqime të pasura me ujë: produktet e qumështit janë gjithashtu një burim interesant hidratimi pasi jogurtet në përgjithësi përbëhen nga 80% ujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy