Atentati në Sukth, 23 dëshmitarë për vrasjen e dyfishtë

Atentati në Sukth, 23 dëshmitarë për vrasjen e dyfishtë

 

Pak ditë pas vrasjes së ish-oficerit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, policia ka referuar në prokori rrëfimet e 23 dëshmitarëve okularë që panë skenën sesi ndodhi atentati i dyfishtë.

Dëshmitarët, mes tyre edhe punonjës të autoservisit, konfirmojnë se njëri nga automjetet e vrasësve i kanë prerë rrugën objektivit teksa të dy viktimat po dilnin nga pika e servisit. 

Mbi ta është qëlluar me dy armë, që të dyja automatike thonë përfundimisht hetuesit, ndërkohë që mjeti tjetër i vrasësve, tip Audi ndodhej pak më tej. 

Megjithëse dyshohet se shënjestra kryesore e vrasëve ka qenë ish-zyrtari i policisë Ervin Dalipaj, policia po kërkon në të kaluarën e të dyja viktimave, duke ngritur pistat e mundshme për të dy të vrarët, shkruan Top Channel. 

Për Dalipajn grupi i hetimit thotë se ai ka dyshime të jetë vrarë për shkak të hakmarrjes, aq më tepër që ai ishte nën gjykim për dyshimet se kishte marrë pjesë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmir Çollakut. 

Nëse vërtetohet se shënjestra ishte Dalipaj, kjo është pista kryesore e hetuesve. Por nga ana tjetër edhe e kaluara e 27-vjeçarit Juxhin Dautaj ka mjaft dritëhije thanë hetuesit, jo vetëm për shkak të dyshimeve për jetën e tij në Itali, por edhe për dyshimet se ka marrë pjesë në një rrëmbim. 

Deri më tani policia ka sekuestruar 30 kamera në të cilat shfaqet udha e makinave të vrasësve si edhe telefonat e vikimave, tashmë të përcjella në laboratorin e kriminalistikës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy